Demarkacioni shpërfaq kontradikta brenda koalicionit qeverisës

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi ka shpërfaqur kontradiktat që ekzistojnë brenda koalicionit qeverisës të përbërë nga PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe të tjerët.

Zyrtarë të PDK-së kanë paralajmëruar se do ta mbështesin versionin e Murat Mehës për demarkacionin, ani pse anëtarë të kabinetit nga kjo parti patën votuar pro-shkarkimit të Mehës, shkruan sot Koha Ditore.

Vetë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë javën e kaluar se me përjashtim të Nait Hasanit, të gjithë deputetët e tjerë do ta votojnë demarkacionin.