Demarkacioni në stilin slloven

Qeveria sllovene ka përgatitur të gjitha dispozitat ligjore për zbatimin e aktgjykimit të Arbitrazhit për kufirin në atë pjesë ku këtë mund ta bëjë pa bashkëpunim me Kroacinë, raporton agjencia B92.

Përfaqësuesit e Qeverisë sllovene këto ditë po vizitojnë territoret kufitare dhe po bisedojnë me banorët.

Sipas HRT, të pakënaqurve Qeveria sllovene u ofron 45 mijë euro për person ose diçka më pak se 100 mijë euro për një familje katëranëtarshe nëse duan të zhvendosen nga shtëpia që ndodhet në territorin kroat. Me kusht që shtëpia të mbetet në pronësi të tyre.

Kjo përbën një pako të cilën Parlamenti slloven e ka miratuar në nëntor, citohet Lilana Kozlloviç nga Qeveria Sllovene. Po ashtu, ata që pranojnë të zhvendosen kanë mundësi të zgjedhin vendbanimin në Slloveni, transmeton koha.net.

Për arsye të të drejtës ndërkombëtare dhe rëndësisë së përcaktimit të vijës kufitare shtetërore për banorët, Miro Cerar i ka bërë thirrje kryeministrit Andrej Plenkoviq që të emërojë komisionin ndërshtetëror që do të caktojë kufirin tokësor dhe të bëjë të mundur korrigjimin në ato pika ku kufiri i pajetë dhe ku kjo është e mundur, ka thënë Kozlloviç. Aktgjykimet e Arbitrazhit do të hyjnë në fuqi në momentin kur qeveria merr vendim për pasqyrimin hartografik të gjendjes, kur gjendja të pasqyrohet në kadastër, ka shtuar ajo.