Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Deklarata publike e Kryeministrit për rastin e Azem Sylës konsiderohet si ndërhyrje në drejtësi – Malisheva Press

Deklarata publike e Kryeministrit për rastin e Azem Sylës konsiderohet si ndërhyrje në drejtësi

Deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradianj, për rastin e “Toka” kundër Azem Sylës, po vlerësohet si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Kryeministri Haradinaj tha sot në seancën e Kuvendit se “më fajtor është sistemi i drejtësisë sesa Azem Syla”.

Genc Nimoni – hulumtues në organizatën Çohu, ka thënë për Insajderin se kryeministrit nuk i takon të bëjë deklarata të tilla.

“Kryeministrit nuk i takon me japë deklarime të tilla, në veçanti në çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë”, ka vlerësuar Nimoni.

Ai ka thënë se pikërisht politika është fajtore për gjendjen e sotme në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, më e udhës do të ishte që Qeveria të kujdeset për rregullimin e kushteve në gjyqësor sesa të japë deklarata të tilla.

“Politika është një ndër fajtorët kryesorë për këtë gjendje në gjyqësor, andaj më e udhës do të ishte që qeveria të kujdeset për kushtet e gjyqësorit dhe kontributin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sesa të “shfajësojë” me deklarata të tilla të akuzuarit për korrupsion e krim të organizuar”, ka shtuar më tej Nimoni për Insajderin.

Kurse Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë për Insajderin se deklarata e Kryeministrit Haradinaj për rastin e Azem Sylës është ndërhyrje në drejtësi.

“Në çdo rast kur politika në çfarëdo kapaciteti, qoftë si Kryeministër, deputet apo pozita tjera politike, komenton lidhur me raste gjyqësore në proces, është ndërhyrje flagrante në pavarësinë e gjyqësorit”, ka thënë Miftaraj.

Sipas tij, qasja e tillë mund të perceptohet edhe si ushtrim i ndikimit në raste individuale si në rastin Syla.

“Fatkeqësisht, tanimë është ndërtuar si standard komentimi i rasteve gjyqësore nga ana e politikës, që padyshim se ndikon drejtpërdrejt në pavarësinë dhe objektivitetin e gjykatave gjatë vendosjes së rasteve”, ka shtuar ai.

Për më tepër, deklaratat e kryeministrit u nxitën pas kritikave që shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i bëri ndaj qeverisë për mosluftim të korrupsionit.

Ai përmendi proceset e fundit gjyqësore dhe rastet që po kalojnë nga EULEX-i tek vendorët, si rasti i Azem Sylës, i cili para dy ditësh është liruar nga paraburgimi.

Si kundërpërgjigje ndaj Konjufcës kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Azem Syla është më i pafajshëm sesa që është sistemi gjyqësor.

“Pse Glauk duhet rastin “Toka” me kthy si shenjë që nuk po luftohet korrupsioni. Ky burr Azem Syka i ka ba nja pesë vjet nëpër procese gjyqësore. Pasha zotin ma në faj është gjyqësori se ai njeri”, tha Haradinaj./Insajderi.com