Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Debatojnë Thaçi e Daçiq në Këshillin e Sigurimit – Malisheva Press

Debatojnë Thaçi e Daçiq në Këshillin e Sigurimit

thaci_dacicI ashpër është treguar zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ndaj deklaratave të homologut të tij serb, Ivica Daçiq, në lidhje me spastrimin etnik që po bëhet ndaj serbëve në Kosovë, raporton KTV.

Thaçi i ka thënë Daçiqit se ka qenë Serbia dhe ushtria e këtij shteti që ka bërë krime në Kosovë.

Duke premtuar se nuk do të rrijë duarkryq, ai ka thënë se Kosova do të ngrehë padi ndaj Serbisë për gjenocid “Ju do të vazhdoni luftën se e keni zakon, por prapë do ta humbni”, ka thënë Thaçi, gjatë fjalimi të tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka polemizuar me ministrin serb rreth anëtarësimit ë Kosovës në UNESCO. Ai tha se Kosova ka aplikuar për këtë anëtarësim, duke përkujtuar se disa shtete në botë, para se të bëheshin anëtare të KB-së, janë bërë anëtare të UNESCO-s.

Ai i ftoi anëtarët e KS-së që të mbështesin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kërkesat e Kosovës për të marrë pjesë në organizatat ndërkombëtare, siç janë UNESCO dhe Interpol, janë të papranueshme për shtetin e Serbisë.

Daçiq tha se në përputhje me Rezolutën 1244, Kosova nuk mund të konsiderohet si një shtet në të drejtën ndërkombëtare dhe për këtë arsye nuk mund të kualifikohet për pranim në UNESCO dhe Interpol. Thaçi e akuzoi Daçiqin për fjalorin e ashpër të përdorur, ndërsa shtoi se megjithëkëtë bisedat për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë.