Debat i ashpër në Kuvendin Komunal në Malishevë për raportin e Qendrës për punë sociale

Sot, në vazhdimin e seancës së Kuvendit Komunal në Malishevë, ku pikë e rendit të ditës ishte diskutimi i raportit të Qendrës për punë sociale. Kjo pikë ka nxitur debat të ashpër në kuvend, ku anëtari i Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, ka bërë një varg kritikash për mënyrën siç është trajtuar nga Komuna deri me tani kjo Qendër. Sipas Krasniqit “Qendra për punë sociale është e vendosur në një objekt i cili ka qenë gjykatë, pra na po i qojmë sikur me i dërgua para gjyqit ato familje sepse vet objekti i tillë siç është i konstruktuar nuk dallon fare prej gjykatave. Keni parasysh siç trajtohen ato familje, sa i kemi kushtet profesionale dhe stafit, tmerri tmerrit është se në çfarë kushtesh trajtohen ato familje, çfarë trauma përjetojnë ato. Ai ka kërkuar ndërtimin e një objekti të ri të qendrës për punë sociale si çështje primare dhe të domosdoshme”. Ai ka kërkuar llogaridhënie për mënyrën se si janë shantazhuar gjatë fushatës zgjedhore këto familje për çështjen e votës, trajtim ky i shëmtuar, ky trajtim ishte i turpshëm dhe ata që kanë bërë këtë turp përveç kërkim faljes do duhej ti dorëzonin mandatet e tyre në asamble për shkak të turpit të bërë.