Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Danimarkë – Shqipëri, kaos me biletat e kuqezinjve – Malisheva Press

Danimarkë – Shqipëri, kaos me biletat e kuqezinjve

tifozet-kuq-eziSiguria e ndeshjes Danimarkë-Shqipëri, që do të luhet më 4 shtator, ka bërë që të ketë një takim mes përfaqësuesit të “Tifozave Kuq e Zi” në Skandinavi, policisë daneze dhe drejtuesve të Federatës Daneze të Futbollit (DBU). Interesimi i madh i kuqezinjve anembanë botës, për të qenë pranë Kombëtares në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në Europian, ka bërë që të blihen bileta edhe jashtë sektorëve që janë rezervuar për ekipin mik. Gjatë takimit të mbajtur, përfaqësuesi i “Tifozave Kuq e Zi” ka bërë me dije që asnjëherë nuk ka pasur shqetësime të shkaktuara prej tyre në asnjë ndeshje që Shqipëria ka luajtur në transfertë. Megjithatë, Federata Daneze e Futbollit nuk ka ndryshuar qëndrim duke konfirmuar që asnjë shqiptar nuk mund të jetë mes tifozëve vendës.

“Si TKZ, i kemi bërë thirrje policisë që të gjithë tifozët të jenë të lirë dhe ta shijojnë futbollin, sepse në bazë të historisë tonë, në asnjë ndeshje të Kombëtares nuk kemi pasur përleshje si tifozë mysafirë. Gjithashtu, i kemi mbushur stadiumet në Itali e Zvicër me mbi 10 mijë shqiptarë, pa pasur as më të voglin problem. Sidoqoftë, deri më tani kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër. Jemi në pritje të një takimi dhe vendimi final që do të merret të premten. Janë disa opsione kompromisi, që ua kemi ofruar danezëve si alternativa, ndaj presim përgjigje për to”, është shkruar dje në faqen zyrtare të “Tifozave Kuq e Zi në “Facebook”.

Në një komunikim të federatës daneze me FSHF-në, gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se shqetësim i organizatorëve të ndeshjes nuk janë tifozët shqiptarë, por një pjesë e tifozëve vendës. Në një letër zyrtare të mbërritur në institucionin e futbollit në Shqipëri, bëhet me dije që shqetësim janë një pjesë e tifozëve vendës, që mund të dehen gjatë ndeshjes. Në këtë mënyrë, sipas përfaqësuesve të federatës daneze, kjo mund të jetë shqetësuese në rast se mes tyre do të kishte edhe tifozë shqiptarë. Nga vetë organizatorët, konfirmohet që tifozët shqiptarë nuk shihen aspak si problem në stadium, por janë “pijanecët” vendës që mund të shkaktojnë trazira.