Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Dallavere me tenderin për autostradën e Gjilanit – Malisheva Press

Dallavere me tenderin për autostradën e Gjilanit

Tenderi për Autostradën për Gjilan për herë të dytë do të shqyrtohet në Organin Shqyrtues të Prokurimit, pasi 11 operatorë pretendojnë se Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje ligjore gjatë rivlerësimit të ofertave. Herën e parë, Gjykata e Tenderëve kishte vendosur të anulojë vendimin e ministrisë së Infrastrukturës duke e kthyer këtë proces të prokurimit në rivlerësim. Gjatë rivlerësimit, Ministria e Infrastrukturës i kishte ndërruar të gjitha kompanitë fituese në 8 llotet e këtij tenderi.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit gjatë rivlerësimit të ofertave në tenderin për autostradën për Gjilan. Eksperti shqyrtues, Hasim Krasniqi i ka rekomanduar Panelit Shqyrtues që të anuloje vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për dhënien e kontratës për 8 llotet, dhe të njëjtat t’i kthejë në rivlerësim.

Ky konstatim i ekspertit shqyrtues është dhënë në fund të një raporti prej 106 faqesh, në të cilin janë dhënë mendime për secilin pretendim të operatorëve ekonomikë ankues.

Kjo është herë e dytë që ky tender do të shqyrtohet në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Herën e parë, “Gjykata e Tenderëve” kishte vendosur të anulojë vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës duke e kthyer këtë proces të prokurimit në rivlerësim. Gjatë rivlerësimit, Ministria e Infrastrukturës i kishte ndërruar të gjitha kompanitë fituese në 8 llotet e këtij tenderi. Edhe pas këtij rivlerësimi, kishte kompani të pakënaqura me vlerësimet që ishin bërë, përkatësish me kompanitë që ishin rekomanduar për nënshkrim të kontratës.

11 operatorë ekonomikë janë ankuar në OSHP. Të gjithë pretendojnë se Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje ligjore gjatë rivlerësimit të ofertave. Pretendimet e këtyre kompanive mund të ndahen në dy kategori: ato pretendojnë se padrejtësisht janë eliminuar nga gara, si dhe operatorët ekonomikë të rekomanduar për kontratë nuk janë të përgjegjshëm.

Eksperti shqyrtues ka rekomanduar që të gjitha ankesat e operatorëve të miratohen pjesërisht, si dhe të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës në 8 llotet e këtij tenderi. Eksperti i ka rekomanduar panelit shqyrtues që të kthejë në rivlerësim procesin e prokurimit “Ndërtimi i Autoudhës A7.1 – Kryqëzimi në Disnivel A6/A7.1 (Banullë) – Dheu i Bardhë – PJESA: Kryqëzimi në Disnivel A6/A7.1(Banullë) —Udhëkryqi ‘Bresallc’”- L=22.31km”, që njihet ndryshe si autoudha për Gjilan.

Seanca kryesore në të cilën do të shqyrtohen pretendimet ankimore të operatorëve ekonomikë nga paneli shqyrtues i “Gjykatës së Tenderëve” do të mbahet sot në OSHP.

Operatorët që janë ankuar në Gjykatën e Tenderëve janë: “RSM Company”, “Famis Co”, “Papenburg Adriani”, “Integral”, “Tali & Zuka”, “Bejta Comerce”, “R & Rukolli”, “DINO”, “Lika Trade”, “Conex Group”, “Sallahu”.