Dalin në shitje biletat për takimin Shqipëri-Serbi

kombetarjaFederata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar tifozët dhe të interesuarit se ka nisur shitja online e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi të 8 tetorit.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimin në Euro 2016.

Biletat mund te blihen ne faqen zyrtare te FSHF në linkun: https://bileta.fshf.org/biglietteria/listaEventiPub.do?lang=sq

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë:

  • Tribunat C2, G2 = 1.000 leke
  • Tribunat C1, C3, G1 = 1.500 leke
  • Tribunat D, F = 2.000 leke
  • Tribuna E = 3.000 leke
  • Tribunat B1, B5 = 6.000 leke
  • Tribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 leke
  • Tribuna A2, A3, B3 = 10.000 leke

Biletat per kete event do te jene te personalizuara dhe per asnje arsye, asnje person i cili nuk do te mbaje nje bilete me emrin e tij mbi bilete nuk do te lejohet te hyje ne stadium.Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.koha.net