Daçiq: Fjalët e Tahirit janë boshe

ivica-daciq-650x358Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se do të braktisë synimet e tij për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës në organizata të OKB-së.

Ai ka thënë për ultimatumet e Edita Tahirit se janë fjalë boshe, transmeton Koha.net.

“Të gjitha janë fjalë boshe. Është një zemërim lokal që përdoret për të qetësuar disa fantazma politike në Prishtinë. Megjithatë, kjo është mirë sepse njerëzit e shohin se me kë përballemi ne kur negociojmë”, ka thënë Daçiq për PINK TV.

Ministri serb ka thënë se kur kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq do të negociojë me Edita Tahirin atëherë fillojnë bisedimet për gjenocidin, dëmet e luftës, demarkacionin, njohjen e Kosovës dhe të ngjashme.

“Askush nga ne nuk ka pranuar që të diskutojë për to, as nuk do të diskutojmë. Ai dialog është transferuar në nivelin e BE-së me rezolutë të OKB-së, por është me status neutral dhe askund nuk thuhet se çfarë duhet të bëjmë, që sot disa vende duken nervoze”, ka shtuar Daçiq.