Çka u diskutua sot në mbledhjen e drejtorëve komunal në Malishevë

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, z.Hajdin Berisha, ka udhëhequr mbledhjen e rregullt javore  me drejtorët e drejtorive komunale, ku nga raportet  e  drejtorëve u njoftua për zhvillimet e javës që kaloi dhe  me punët e kryera në terren.

Drjetori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, raportoi për përgatitjet që janë bërë në Komunën e Malishevës, për fushatën e korrje- shirjevet simbas planit operativ, që shumë shpejt edhe në komunën tonë do të filloi, ku këtë vit  me të lashtat vjeshtore janë të mbjellura afro 3700 hektarë, me grurë,  elb, dhe sipas  ekspertëve rendimentet për hektar me grurë, priten të sillen  deri në 4000- mijë kilogram.

Kurse Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaqi, theksoi se sot fillon intervistimi  për  drejtorë   të shkollave në Komunën e Malishevës, por jemi edhe në vazhdën e punëve për përfundimin e vitit shkollor 2017/2018, trajnimet që kemi filluar për  mësimdhënësit dhe përgatitjet për fillim viti shkollor 2018/2019.

Në vazhdim të raportimeve , Liridon Hoti, nga Ddrejtoria  Për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se “  Deri më tash janë thumbuar afro 881 qytetarë nga rriqërat , por fatmirësisht, nuk ka të infektuar si dhe pritet të filloi këto ditë edhe faza e dytë e dezinsektimit të hapësirave publike.

Edhe drejtorët tjerë raportuan simbas planeve dhe projekteve që kanë kryer brenda kësaj përiudhe dhe pritën  që në vazhdim  të  realizohen    edhe   projekte në infrastrukturën, rrugore, kanalizime, renovime shkollash, trotuarësh, poashtu në kulturë projekti për bashkatdhetarët që do të reaklizohet më, 30 dhe 31 korrik dhe  përgatitjet për Festivalin Folklorik “Oda e Llapushës” .