Çka po ndodhë: PDK vazhdon mbledhjen e Kryesisë!

Partia Demokratike vazhdon mbledhjen e saj të Kryesisë.

Edhe pse zëvendëskryetari i saj, Enver Hoxhaj para pak çastesh doli t’u flet gazetarëve, ku tregoi se çka u diskutua në mbledhje, Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se është duke vazhduar mbledhja.

Sipas këtyre burimeve, në mbledhje është duke u diskutuar formimi i institucioneve, dhe dalja nga bllokada institucionale.

“Ende është duke vazhduar mbledhja e Kryesisë së PDK-së. Nuk ka edhe më tutje një vendim përfundimtar të PDK-së për çështjen e formimit të institucioneve dhe për postin e kryetarit të Kuvendit”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Në anën tjetër, Zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj para pak çastesh u ka thënë gazetarëve se kryesia ka pasur një takim të gjatë ku kanë diskutuar për situatën politike në vend rreth formimit të institucioneve.

Hoxhaj ka thënë se PDK qëndron pas propozimit të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli që ai të tërhiqet nga kandidatura për kryeparlamentar, me kusht që të votohet Qeveria Haradinaj.

Ai ka thënë se nesër do të shkojnë në takim me përfaqësuesit e partive politike për të gjetur një zgjidhje.

“Nesër në takim me subjektet politike do të bisedojmë për të arritur konsensus për seancën… Koalicionit PDK-AAK-Nisma i takon propozimi për kryetar të Kuvendit dhe ne e kemi kandidatin e që është kryetari Kadri Veseli”, ka thënë Hoxhaj.