Çka po ndodh me PDK-në e Malishevës? (Foto)

Kur kanë mbetur më pak së dy ditë kur edhe zyrtarisht do të filloj fushata zgjedhore, PDK, në Malishevë, e cila kishte filluar shumë kohë më parë takimet me qytetarë në të gjitha fshatrat e komunës së Malishevës, tash së fundi aktiviteti i tyre politikë është reduktuar dukshëm. Në faqen zyrtare të kësaj partie nuk figuron asnjë njoftim për aktivitete politike me qytetarë që nga data 25 maj. I fundit njoftim është mbledhja e kryesisë së kësaj partie në selinë e saj. Mbetët të shihet në ditët në vijim kur edhe do të filloj fushata se si do të veprojë ky subjekt politikë. Mirëpo vlen të theksohet se që nga koha e marrëveshjes së koalicionit mes PDK-AAK –NISMA, brenda kryesisë së PDK-së, por edhe në antarsinë e saj në nëndegë janë shprehur shumë mospajtime me marrëveshjen e koalicionit, ka pasur edhe dorëheqje zyrtare nga partia.

Postimi i plotë i PDK-së: