Çka ndodh nëse nuk votohet sot Kryeparlamentari?

Analistët e shohin një rrjedhë të paparashikueshme në Kuvendin e Kosovës derisa kanë mbetur edhe pak minuta para se të fillojë séance konstituive e Kuvendit, ku pritet të votohen kryetari dhe nënkryetarët.

Analisti Ramush Tahiri thotë se është e vështirë të konstatohet se çka do të ndodh, pasiqë PAN thotë se i ka numrat mirëpo nuk ka asgjë konkrete nga kjo.

“Në atmosferën e krijuar kemi deklarata se nuk do të votohet kandidati I PAN’nit nëse është Kadri Veseli. Megjithë që PAN ka të drejtën e propozimit nga 120 deputetë, cilido mund ta propozojë. Mirëpo e drejta e deputetëve është ta votojnë ose jo. Së pari votohet kryetari mandej votohen nënkryetarët”, ka thënë Tahiri në RTK, transmeton Periskopi.

Analisti Armend Muja, thotë se Kushtetuta nuk e parasheh decidivisht se çka ndodh nëse dështon zgjedhja e kryeparlamentarit.

“Nuk besoj që dikush e di 100 për qind se a do ti ketë PAN numrat. Nëse koalicioni PAN arrin t’I ketë votat e nevojshme e njëjta do të jetë edhe tek mandatari i Qeverisë. Kushtetuta jonë nuk e ka parapa se cka ndodh nëse nuk arrin të votohet kryeparlamentari.Pra, Kushtetuta jonë nuk e ka parapa decidivisht asgjë në këtë aspekt”, ka thënë Muja./Periskopi/