Çka ka thënë dëshmitari i Hagës për liderët ushtarakë dhe politikë të UÇK -së? DOKUMENT EKSKLUZIV

hajra-feature-830x327
 Pjesa II

Për t’u marrë në pyetje Hajra ishte transportuar në Prishtinë, pasi që ishte i frikësuar që të merrej në pyetje në fshatin Gllogovc.

Në dëshminë e tij dhënë për dy hetuesit e Tribunalit të Hagës, Hajra kishte treguar për sulmin që i ishte bërë nga UÇK-ja, dhe gjithashtu kishte treguar se si ishte intervistuar nga dy persona të UÇK-së për të treguar të gjithë bashkëpuntorët e policisë serbe.

Në këtë seancë pyetjesh Hajra ka treguar se si kishte dashur të punësohej si mësues në një shkollë në Terstenik, pasi ishte larguar nga puna ne polici ” Unë e kam lëshuar policinë në 1989 ose 1990.  Të gjitha Shqiptarët i kanë larguar nga puna.  Unë kam shkuar në Trstenik që të gjej punë si mësues në shkollë.  Ata nuk më kanë punësuar për shkak që unë kisha qenë në polici.  Une edhe kam shkuar në gjykatë në Prishtinë që të mundohem to detyroj ata në Trstenik që të më punësojnë, por nuk kam  pasur sukses.  Policia më ka thirrur që të kthehem në punë atje, dhe unë jam kthyer “.

Më tutje në dëshminë e tij, Hajra kishte treguar se si ishte sulmuar nga UÇK-ja “ Prej 1998 unë kam marrë pushim mjekësor nga policia.  Unë nuk i kam treguar familjes  sime që më kanë sulmuar.  UÇK-ja më ka sulmuar kur unë isha duke u vozitur me vëllaun në Trstenik.  Në veturë ka pasur bira nga plumbat, por as unë as vëllau nuk jemi plagosur.  Policia nuk ka ardhur në vendngjarje të gjuajtjes.  Kjo ka ndodhur me 15 Maj 1998.  Prej asaj kohe unë kam punuar tre ditë në muaj në polici deri në mes të Prillit 1999” kishte deklaruar Hajra në dëshminë e dij dhënë Tribunalit të Hagës.

Hajra kishte treguar  se si pas këtij sulmi i kishte shkruar letër komandantit të UÇK-së Iliaz Kodrës ku i kishte thënë që të vrisnin serb e jo shqiptar “ Unë ja kam shkruar një letër komandantit të UÇK-së Iliaz KODRËS.  Ai është nga Prekazi dhe ai ka qenë përgjegjës prej Prekazit deri në Gllobare.  Unë i kam shkruar atij pas vrasjes së vëllaut tim nga ana e UÇK-së.  Unë kam shkruar “Unë jam kundër hajnave. Jul us që të mos vritni njerëz.  Mos luftoni kundër Shqiptarëve, vritni vetëm Serb.  Serbët po i vrajnë Shqiptarët e gjithashtu po I vrisni edhe ju.”  E kam dërguar nëpërmjet Ruzhde Berishës, drejtor I shkollës në Stutice.  Rifat BILALI ka qenë prezent kur Iliazi e ka lexuar letrën.  Edhe Muzal BILALI.  Kam menduar të shkoj me ta por ata nuk më kanë pyetur. Unë jam friguar të shkoj me ta, jam friguar që UÇK-ja do të më vriste” ka thënë Hajra në dëshminë e tij.

Më tutje në dëshminë e tij, Hajra kishte treguar emrat e atyre që e kishin sulmuar ku një ndër ta ishte edhe Sabit Geci “ Unë e di se kush ka gjuajtur në mua.  Skender HALILAJ nga Trdovci.  Ai tani është TMK në Prishtinë.  Safet QERKINAJ nga Cikatove e Re.  Ai ështe tani në Zvicër.  Para  një muaji vëllau i tij më ka ardhur në shtëpi dhe më ka kërcënuar.  Jahir DEMAKU  nga Obri e Ulët.  Ai tani është TMK.  Dhe i ka organizuar Sabit GECI.  Ai është tani në Prishtinë në akademi.  Ai ka qenë komandanti në Likovc.  Ai është hajn ndërkombëtar.   Ai kërkohet për plaçkitje të bankës, dhe për plaçkitje të dyqaneve.  Ka edhe flet arreste të Interpolit për te.  Ai është I plagosur dhe përdor shtagë për të hecur”.

Hajra kishte treguar edhe për dy persona tjerë të cilët kishin shkuar për ta marrë në pyetje në mënyrë që të sigurojnë një listë me emrat e bashkëpunëtorëve të policisë serbe“Janë dy njerëz, me emrat Vehbi dhe Muharrem.  Ata janë policia sekrete e UÇK-së.  Ata kanë ardhur te unë me kanë vizituar për një marrje në pyetje.  Ata së  pari kanë pyetur për Lutkën dhe aksidentin e tij.  Ata më kanë pyetur për emrat e atyre që kanë bashkëpunuar me policinë.  Civilët.  Ata më kanë dashur që të ju jap një listë të njerëzve të cilët janë thyer nën presion gjatë marrjeve në pyetje dhe që i kanë dhënë emrat e anëtarëve të UÇK-së nga familjet dhe fshatrat e tyre.  Ata më kanë thënë që duhet të ju jap atyre një raport me shkrim.  Unë i kam treguar gojarisht për Lutkën.  Por nuk iu kam dhënë raport me shkrim.  Ata kanë qenë të veshur në rroba civile kur kanë ardhur te unë.  Por ata janë hetuesit e UÇK-së.  Unë i njoh këta njerëz” ka dëshmuar Hajra

Nesër redaksia Pa Rrotlla do të publikoj edhe pjesën e tretë të asaj se çfarë kishte deklaruar Hamz Hajra kur ishte marrë në pyetje nga dy hetuesit e Tribunalit të Hagës.

Çka thotë për ish- komandantin e Drenicës, Sami Lushtaku?

A kishte shkuar Hamëz Hajra në UNMIK për t’i lutur që t’a bastisnin shtëpinë e Sami Lushtakut?!

Ku punonte Sami Lushtaku në këtë kohë?

A janë përgjegjëse organet e UNMIK-ut për vrasjen e tij?

Për këto dhe shumë ngjarje të tjera lexoni nesër këtë raport, të cilin do t’a botojmë në vazhdime./Parrotlla.net/

hamz-hajra