Çka është kjo formë e ”çuditshme” që komuna po e ndërton në parkun e qytetit?! (foto)

Komuna e Malishevës ditë më parë ka bërë të ditur se ka filluar rindërtimi i këndit të lojrave në sheshin e dëshmorëve.

Punimet e filluara ditë më parë sot i kanë dhënë një formë të çuditshme këtij këndi që gjason me një pjesë të trupit mashkullor. Nuk dihet se si do të duket në përfundim të projektit ky kënd por shpresojmë të mos marrë një formë e cila sipas fotove të sotme nuk duket aspak e përshtatshme për park fëmijësh.