Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Champions League kthehet me super-përballje – Malisheva Press

Champions League kthehet me super-përballje

Liga me atraktive në futbollin evropian, Champions League kthehet sonte dhe nesër me ndeshjet e 1/16 e finales.

Garat e elitës së futbollit evropiane, tashmë kanë hyrë në fazën e ‘nxehtë’, sepse çdo ‘kiks’ mund të jetë fatal për skuadrat që kanë mbetur akoma në garë për trofeun e mëdha të kësaj ligë, raporton KosovaPress.

Sonte janë në program të luhen dy ndeshje, Baseli-Manchester City dhe Juventus-Tottenham. Në duelin e parë Baseli i taulant Xhakës pritet të ketë punë të vështirë në duel me Cityn e Pep Guardiolas, skuadër kjo që po shkëlqen këtë sezon të garave.

Ndërkaq, ballafaqimi mes Juventusit dhe Tottenhamit pritet të jetë një ndeshje e madhe, sepse të dy skuadrat synojnë kualifikimin në rrethin tjetër të garave.

Ndërkaq, ajka e këtij rrethit luhet të mërkurën mbrëma në ‘Santiago Bernabeu’, ku Real Madridi i bën ‘konak’ PSG-së. Kjo ndeshje pritet të jetë e zjarrtë për shkak së të dy skuadrat llogaritën favorit për të shkuar deri në fund të kësaj ligë.

Ndeshje e madhe pritet të luhet edhe në përballjen Porto-Liverpool. /KosovaPress/