Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Çfarë të bënë intelektual? – Malisheva Press

Çfarë të bënë intelektual?

kushtrim_gashi1Deri me tani nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston asnjë shkollë për tu bërë intelektual. Nuk është e thënë që intelektuali të jetë i shkolluar apo i arsimuar, pra nuk është e thënë që ai/ajo të ketë as tituj akademik.  Se titulli akademik dhe shkencor nuk të bënë intelektual dëshmojnë edhe rastet e pleqnarëve të vendit tonë. Xhemail Abria ishte person që nuk kishte as gradë akademike e as shkencore, nuk kishte as miliona e as villa në Dubai  ama kishte mençurin, kishte trimërinë dhe kishte dinjitetin. Këto veti sot ju mungojnë shumë njerëzve që kanë grada shkencore dhe akademike, që kanë miliona, që kanë edhe pushtet.

Ajo se çfarë i duhet një intelektuali nuk është asgjë tjetër pos guximi dhe mençuria. Dikush mund të jetë shumë i mençur, por nëse i mungon guximi që të shprehet, që të thotë atë çfarë mendon, që të bënë atë që mendon, që të ua transmeton të tjerëve, atëherë ai nuk është i mençur dhe rrjedhimisht as intelektual.

Derisa nuk e dëshmojmë me punë dhe vepra dijen tonë, askush s’mund ta di se çfarë mendojmë, askush s’mund ta di se çfarë kemi në kokë dhe fatkeqësisht kësaj i ndihmon shoqëria dhe sistemi aktual në vendin tonë.

Jetojmë në një shoqëri e një shtet e cila të inkurajon që të mos flasësh, që të mbash gojën mbyllur, duke të bërë kështu pasiv.

Po të flasësh dhe të shprehesh mendimet duke thënë të vërtetën dhe nëse kjo gjë nuk përkon në favor të pushtetit, atëherë do të ndëshkohesh duke ti mbyllur dyert e duke të etiketuar.  Po të shprehesh dhe të shkruash atë çfarë mendon, shumë kush ta zënë për të madhe, të pyet po pse shkruan, po pse shprehesh, po pse flet.

Njerëzit që shprehin mendimet dhe pikëpamjet e tyre, por edhe popujt e cilivizuar kanë përparuar duke thënë të vërtetën sepse nëse e vërteta nuk thuhet shtetet nuk përparojnë. Duke mbajtur gojën mbyllur nuk fiton asgjë, pos vetëm që humbë.

Për të vërtetën njerëzit janë vrarë, janë dënuar dhe janë pushkatuar, por e vërteta jo. Ajo ekziston dhe është bërë pishtar ndriçues për rrugët tona.

Intelektualet nuk ia lejojnë vetës që të heshtin, nuk ia lejojnë vetës që të mos e thonë të vërtetën sepse ata ngritën duke kritikuar shoqërinë dhe dukuritë negative të saj, duke ofruar modele dhe alternativa të qëndrueshme për mirëqenien e qytetarëve.

Intelektualet çdo herë janë aktiv, ata nuk marrin direktiva nga askush, por angazhohen dhe punojnë vazhdimisht për të mirën e përgjithshme, për qytetin dhe shtetin ku jetojnë. Ata nuk ndalen, gjithmonë janë në lëvizje, gjithmonë janë në kërkim të se vërtetës.

Jem një vend e një shoqëri që vazhdimisht prodhon intelektual të heshtur dhe pasiv edhe pse ata kanë tituj akademik dhe shkencor, por duke qenë jo aktiv e as të guximshëm nuk janë as intelektual.

Një numër i madh i Akademikeve të Kosovës të cilët janë pjesë Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës çdo vit shpenzojnë me miliona euro, por çfarë pune bëjnë askush nuk e di! Ata mund të jenë akademik, mund të kenë tituj e çmime të shumta, mund të thithin gjithë buxhetin e Kosovës, por kurrë s’mund të jenë intelektual.

Kosova, ky vend më shumë Universitete publike e private, më shumë qendra për studime politike dhe juridike, më shumë institute dhe akademi, ka shumë pak intelektual, prandaj jemi në këtë gjendje që jemi.

Jemi të prirur që në jetën individuale, por edhe si shoqëri sa herë që punët tona nuk na shkojnë ashtu si duam ne fajësojmë të tjerët,  akuzojmë dhe i shajmë, sepse asnjëherë nuk ndihemi fajtor edhe pse shumë gabojmë e shumë me pak përparojmë.

Kushtrim GASHI