Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Çfarë ka ndodhur? Fatmir Limaj dhe gjithë stafi i tij ‘zhduken’ nga Facebook! – Malisheva Press

Çfarë ka ndodhur? Fatmir Limaj dhe gjithë stafi i tij ‘zhduken’ nga Facebook!

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, është zhdukur nga rrjetet social Facebook. E bashkë me të nga ky rrjet social është zhdukur edhe personi me i afërt i tij, Endrit Shala dhe një pjesë e stafit të tij në kryeministri, raporton ORAinfo.

E çuditshme është se nga Facebook është zhdukur edhe djali i Fatmirit, Durim Limaj.

Nëse bëni një kërkim të thjeshtë me emrin e përsonave të lartëcekur në Facebook, nuk do të gjeni asgjë. Nuk dihet arsyeja pse Fatmiri me stafin e tij janë të paqasshëm në Facebook.

Madje kohëve të fundit edhe Limaj ka qenë me pak prezent në media dhe aktivitetet e tij kanë qenë të pakta në cilësinë e zëvendëskryeministrit.

Sidoqoftë, kujtojmë që zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe Endrit Shala janë duke u gjykuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa Limaj ishte ministër i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit. /ORAinfo/