Çerdhja në Malishevë me kritere partiake të pranimit të fëmijëve -Reagon djali i Dëshmorit

Çerdhja e fëmijëve në Malishevë, hapjes të së cilës i janë gëzuar shumë prindër po del të mos jetë e drejtë në përzgjedhjen e fëmijëve për të qenë pjesë e këtij institucioni.

Sot ka reaguar prindi i një fëmije që nuk është pranuar në këtë institucion. Ai në një letër të gjatë publike ka akuzuar rëndë  menaxhmentin e këtij institucioni dhe drejtorinë e arsimit se po punojnë në baza partiake duke u hakmarrë ndaj fëmijëve për shkak të bindjeve politike të prindërve të tyre.

Kushtrim Morina i cili është djali i dëshmorit Adem Morina dhe prindi i Ninës së vogël tre vjeçare të cilës iu mohua të pranohej në çerdhe,  ka thënë se” Nina 3 vjeçe, mbetet jashtë listës sepse nuk di ende të flas e t’ua thotë pushtetarëve në Malishevë, se me 22 tetor, do ta votojë NISMEN ani pse s’ka drejt vote…! Turp të keni o të lig, turp, turp….!Gjyshi Ninës, nuk dha jetën për bindjet politike, Ai dha jetën për Lirinë dhe të Ardhmen e fëmijëve tanë

 

Ja reagimi i tij i plotë:

Jam i detyruar të reagoj ndaj Çerdhes për fëmijë “Zërat e Ëmbël” dhe Drejtoris së Arsimit në Malishevë, lidhur me mos pranimin e vajzës sime në këtë institucion publik. Konsideroj që më është bërë e padrejtë dhe kështu më është shkelë një e drejtë që më takon.

Dikur ëndërrova të shkruaja gjërat më të bukura për vendin tim, komunën time e bashkëqytetarët e mi, mirëpo fatkeqsisht, sot, detyrohem të nxjerrë mllef para atyre që dikur me krenari i therrisnim komandantë…! Sot ndjejë nevëri për ata që po shkelin mbi gjakun dhe amanetin e bashkëluftëtarëve të tyre, vetëm e vetëm, për shkak të bindjeve politike! Në ndonjë shtet tjetër ku privilegjet e respekti më i mëdh u takon atyre që kan dhënë më të shtrejtit tyre, në komunen time, ata shkelen e anashkalohen me të vetmin qëllim, “BINDJE POLITIKE”

Sot familja e dëshmorit humb të drejtën e përfitimit të subvencioneve sepse nuk plotëson kriterin e parë 1. “BINDJA POLITIKE”, kriteret tjera të gjitha në rregull…! Për gati katër vite rreshti pushteti aktual zvarrit e lë nën presion bijën e dëshmorit me 11 vjet përvojë pune si edukatore, duke luajtur me të sa një javë me ni klasë tjetër, një javë zëvendsim, një javë edukatore për parafillor, taman siç u përshtatet pushtetasve e militantëve të komunes sime, sepse edhe kjo nuk plotëson kriterin e parë 1. “BINDJA POLITIKE” Kurrë s’deshem të fyejmë e të shajmë askënd, sepse babai na mësoi të respektojmë e të sillemi me nder.

Të gjitha të cekurat më lart i përbiem disi, po pikërisht sot u mbush kupa, nuk po zë më…! Ku e gjithë bota kontribuan në ardhmërinë e fëmijëve, në Kosovë, ndodhë e kundërta…! E çfar të ardhme i ofrohet femijëve tanë, ku edhe në pranimin e institucioneve parafillorve klasifikohen sipas bindjeve politike. E turpshme të thuhet, por ndodhë edhe kjo gjë e ligë e njerëzve të ligë në komunën e Malshevës.

Për dy vite rresht, hiqet nga lista për pranim në institucionin parafillor mbesa e Dëshmorit të Kombit Adem Morina duke mos plotësuar të vetmin kusht, bindjen politike, ndërsa kriteret tjera të gjitha. Nina 3 vjeçe, mbetet jashtë listës sepse nuk di ende të flas e t’ua thotë pushtetarëve në Malishevë, se me 22 tetor, do ta votojë NISMEN ani pse s’ka drejt vote…! Turp të keni o të lig, turp, turp….!Gjyshi Ninës, nuk dha jetën për bindjet politike, Ai dha jetën për Lirinë dhe të Ardhmen e fëmijëve tanë…! Malishevë, 08.08.2017