Carrallukë: Rruga kryesore e fshatit e pa kalueshme për shkak të ngricave dhe akullit (Foto)

Mëngjesi i sotëm ka sjellë vështirësi për të gjithë shoferët e sidomos për qytetarët të cilët kanë pas obligime për të shkuar në punë apo për nevojat e tyre familjare. Rrugët e fshatrave janë pothuajse të pakalueshme për shkak të shtresës së akullit. Në redaksinë e Mp/ shumë qytetarë na shkruajnë duke na dërguar edhe foto nga fshatrat dhe vendbanimet e tyre. Të tilla janë pamjet në rrugën kryesore të fshatit Carrallukë. Bora e pa pastruar dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që kjo rrugë në mëngjesin e sotëm të jetë e bllokuar. Deri në këtë ende nuk ka qarkullim të automjeteve të kompanisë përgjegjëse për pastrimin e rrugë, ndërsa qytetarët do të vazhdojnë të përballën me këto vështirësi.