Carrallukë: Begaj ia shtron rrugën ish-deputetit Enver Hoti me buxhetin e planifikuar për lagjet tjera (foto/dokument)

Ndonëse ishin futur në buxhetin e këtij viti për tu shtruar, rruga Bekim Berisha-Abeja dhe ajo që mban emrin Ragip Hoti nuk u asfaltuan fare. Mirëpo me buxhetin e këtyre rrugëve u shtrua rruga që dërgon tek shtëpia e ish deputetit të NISMA-s Enver Hoti edhe pse kjo nuk ishte fare në listë..

Malishevapress ka siguruar dokumentin buxhetor i cili përfshin rrugët në fjalë dhe në të cilin nuk është fare në listë rruga e ish deputetit Hoti.

Disa banorë nga fshati Carrallukë në kushte anonimiteti kanë thënë se janë pikërisht Enver Hoti dhe kryetari i fshatit Rrustem Hoti që së bashku me Drejtorin e Urbanizimit  Ahmet Morina dhe me kryetarin Begaj që jashtëligjshëm i kanë keqpërdorë mjetet e buxhetit komunal duke shfrytëzuar paratë e dedikuara për këto rrugë për asfaltimin e rrugës që lidhet me shtëpinë e ish-deputetit.

Kushtëzimi i investimeve me votë nga ana e Komunës së Malishevës tashmë është bërë trend.

Ditë më parë janë ndarë mbi 130 motokultivatorë nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë e cila përzgjedhjen e ka bërë në baza partiake dhe duke i kushtëzuar me votë.

Buxheti komunal 2017 për rrugët

Rruga Bekim Berisha Abeja

 

Rruga Ragip Hoti

Rruga në lagjen Zymeraj që qon tek shtëpia e ish-deputetit Enver Hoti