Carrallukë: Banorët të indinjuar në injorimin e Komunës për asfaltimin e rrugës (Foto)

Rruga “Ragip Hoti” që ndodhët në fshatin Carrallukë, gjatësia e së cilës nuk kalon 1 kilometër tash e sa kohë po ua vështirëson qarkullimin e banorëve të kësaj lagje. Por si duket kjo situatë nuk po del të jetë edhe shqetësim i qeverisjes komunale e cila vazhdimisht po i injoron kërkesat e banorëve të lagjes për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës. Në fotot e dërguar në redaksinë tonë nga një banori kësaj lagje  shihet gjendja e vështirë e rrugës sidomos gjatë sezonit të dimrit ku reshjet atmosferike pothuajse e shkatërrojnë të tërën duke ua vështirësuar tej mase këtyre banorëve qarkullimin.

Një lexues i yni në kushte anonimiteti ka thënë për redaksinë e Malishevapress/ se janë dërguar dhjetëra kërkesa në komunë për asfaltimin e kësaj rruge, por të cilat kanë has në vesh të shurdhër dhe nuk janë përfillur fare nga komuna.

Përderisa komuna vazhdon të mos përfillë kërkesat e këtyre banorëve ata do të vazhdojnë të përballën me vështirësitë e kësaj rruge.