Carralluka kërkon lirimin e Gani Krasniqit

  Kryesia e fshatit Carrallukë ka reaguar lidhur me arrestimin e Gani Krasniqit, vendlindja e të cilit është ky fshat.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë:

Reagim: Ndaj dhunës së regjimit në Festen e 28 Nëntorit dhe arrestimit brutal e të dhunëshëm ndaj, veprimtarit të palodhshëm, të ish të burgosurit politik, themeluesit të UÇK-së , familjarit të dëshmorëve të kombit e bashkëfshatarit tonë bacit Gani Krasniqi.Me 28 Nentor 2015 në këtë datë të lavdisë kombëtare, në festën më të madhe e krenare të përpjekjeve, sakrificës dhe luftës së lavdishme të shqiptarëve për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, Policia e Regjimit, e urdhëruar nga mbetjet Jugosllave në krye me pinjolllët e Rrahman Morinës, Isa Mustafa dhe me kryebanditin dhe mashtruesin Hashim Thaçi, arrestuan dhe torturuan fizikisht patriotin, atdhetarin, luftëtarin e lirisë, bashkëfshatarin dhe bashkëluftëtarin tonë, famljarin e dëshmorëve të kombit bacin Gani Krasniqi.  
Ne mbi 3000 banorë të fshatit Carrallukë, duke i parë prangat dhe dhunën fizike të shfaqur në fytyrën e bacit Gani të shkaktuar nga policia e regjimit, u ndjemë të fyer të tmerruar dhe me dhimbje, por dhimbje që na bënë edhe krenarë, sepse që nga filli i luftës çlirimtare dhe përpjekjeve për liri, nuk kursyem asgjë nga vetja dhe familjet për këtë vend që sot mbetjet e zajednicës mundohen ta përmbysin këtë përpjekje.
Andaj, ne reagojmë fuqishëm kundër krye Titistit Isa Mustafa dhe kryebanditit Hashim Thaçi që menjëherë ti ndalojnë përndjekjet politike kundër individëve dhe familjeve patriotike, veprimtarëve dhe bashkëthemelusëve të UÇK-së, siç është edhe familja Krasniqi.
Ne, ia rikujtojmë këtij regjimi dhe atyre që po e shfrytëzojnë luftën e UÇK-së, se as Millosheviqi, Tito, e Rankoviq te cilët shkaktuan dhunë dhe terror ne familjen Krasniqi nuk e gjunjuzuan dhe zbrapsen nga rruga patriotike dhe kombëtare, prandaj as ju me gjithë këto masa represive të dhunës qe po i ndërmerrni kundër kesaj familje dhe familjeve tjera patriotike anë e kënd Kosovës për ti frikesuar, nuk do tja arrini kurr këtij qellimi.
Ashtu siç kanë përfunduar argatët tjerë të Sërbisë dhe Rusisë ne koshin e plehut të këtij populli, ashtu do të përfundoni edhe ju, po në të njetin kosh plehu të ndarë nga historia e lavdishme e ketij kombi.
Kryesia dhe banorët e fshatit Carrallukë në keto momente dhune e sulmi nga shteti policor i Hashim Thaçit ndaj familjes Krasnqi solidaizohen dhe qëndrojnë krah tyre, si dhe bëjmë thirrje urgjente që menjëherë ta lironi nga paraburgimi.  
Përshendetjet me te mira!

Kryetari i fshatit: Rrustem Hoti Carallukë 29.11.2015