Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Capussela: Arrestimi i deputetëve, veprim i sistemit autoritar – Malisheva Press

Capussela: Arrestimi i deputetëve, veprim i sistemit autoritar

capusselaArrestimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi e ka konsideruar si politik eksperti i çështjeve juridike, italiani Andreas Capussela.

Për Kohën Ditore, ai ka thënë se arrestimi i deputetes Kadaj-Bujupi përveçse është në kundërshtim me Kushtetutën, është edhe në kundërshtim me ligjet për arrestime. Këto arrestime i ka quajtur veprime të një sistemi autoritar.

“Kjo tregon se qëllimi i vërtetë i arrestimit nuk është për të ndaluar njerëzit që të hedhin gaz lotsjellës në parlament (sepse mund të ndalohen kënaçet e lotsjellësit nga hyrja në parlament). Qëllimi i arrestimit është që t’u tregojë parlamentarëve se në qoftë se ata protestojnë shumë, ata mund të arrestohen. Kështu që deputeti i arrestuar është mësim për deputetët e tjerë, paguan për fajin për të cilin ende nuk është gjykuar. Këto janë praktika të një regjimi autoritar”, ka thënë ai.

Megjithatë, Capusela ka thënë se deputetët opozitarë kanë të drejtë në çështjet që kanë ngritur, por ka deklaruar se nuk kanë ditur të zgjedhin formën e duhur për të parashtruar kërkesat e tyre. Arrestimet, sipas tij, vetëm sa do ta përkeqësojnë situatën.

“Opozita ka të drejtë që insiston për shqyrtimin parlamentar të atyre që quhen ‘marrëveshje derivuese’. Marrëveshja e vitit 2013 ishte me qëllime shumë të paqarta, duke përfshirë natyrën, statusin, fuqitë dhe kompetencat e të ashtuquajturit asociacion/bashkësi”, ka deklaruar ai. Capusela ka deklaruar se mënyrat e kundërshtimit të opozitës karshi këtyre mendimeve nuk kanë qenë të duhura.

“Unë nuk pajtohem me mënyrën se si opozita proteston. Asgjë nuk i justifikon metodat e dhunshme, duke përfshirë edhe ato me gaz lotsjellës”, ka thënë ai, ndërsa është shprehur se ka pasur forma të tjera alternative e që janë ligjore. Ai ka përmendur opsionin e hedhjes së vezëve të prishura si “alternativë paqësore me efekt të ngjashëm”.
Ai ka thënë se hedhja e gazit lotsjellës nga deputetët mund të cilësohet krim për të cilin deputetët mund të përfundojnë në gjykatë. Por para kësaj Parlamenti do të duhej t’ua hiqte imunitetin.

“Hedhja e gazit lotsjellës mund të jetë një krim, për më tepër për këtë çështje përgjegjësit mund të përfundojnë në gjykatë. Kjo është e mundur. Çfarë Kushtetuta thotë, është se deputetët nuk mund të arrestohen pa pëlqimin e Parlamentit. Është kaq e thjeshtë. Dhe do të duhej të ishte e thjeshtë, përndryshe imuniteti nuk ka kuptim. Nëse ju lejojnë arrestimin në varësi se ku deputeti është, ose në atë që bën deputeti, atëherë nuk ka imunitet më”, ka deklaruar Capusela.