Bytyqi: Kryeministër kërkoju falje qytetarëve të Malishevës

shukrija

Deputetja e Nismës Shukrie Bytyqi ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që t’u kërkojë falje qytetarëve të Malishevës për fyerjet që u ka bërë.

“Kërkoj nga kryeministri Isa Mustafa që t’u kërkoj falje qytetarëve të Malishevës për fyerjet që u ka bërë. Malisheva nuk është vend i zagarëve dhe rriqrave, por është vend që ka dhënë shumë për lirinë e vendit.

Sa më shpejt shkon Isa Mustafa dhe Qeveria e tij, shpëton Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj”, ka thënë Bytyqi.

Sipas saj këtyre zyrtarëve të shtetit qytetarët u duhen vetëm në kohë fushate, që t’i manipulojnë deri ta marrin votën e tyre dhe pastaj t’i fyejnë e të shajnë./KosovaPress/