Bytyçi: Limaj po mashtron, dje shante PDKnë-sot po përgadit koalicionin me ata

Njëri nga zyrtarët e Vetëvendosjes në Malishevë, Muhamet Bytyç ka reaguar ndaj takimit të bërë publik përmes fotove në mes Jakup Krasniqit, Haxhi Shalës me Adem Grabovcin.

Bytyçi ka thënë se Limaj duhet tu kërkoj falje qytetarëve të Malishevës për viktimizimin që ai ka bërë ndaj Thaçit dhe Veselit, ku Bytyqi ka përmendur se Limaj jo rrallë herë ishte përlotur nëpër oda në kërkim të votave.

Ja postimi i plotë i tij:

NISMA për zhvatjen e Kosovës

Pasi e prishen bllokun opozitar, duke e lënë Kosovën nën mëshirën e Kadri SHIK-ut e Isa “Komunistit” ai Limaj bashkë me Ramushin, tani koalicioni i tyre AAK-NISMA në kafe me Adem Pronto Grabocin e PDK-së.

Fatmir Limaj duhet të ju kërkoj falje qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe Kosovës që në emër të viktimës së Thaçit e Veselit ju mori votat. Jo rrallë edhe duke u përlotur nëpër oda.

Takimi dhe më vonë koalicioni PDK-AAK-NISMA është shprehja më e mirë e “vlerave” në të cilat besojnë këta. Edhe pse jam i bindur qe do te jete koalicion i humbjes. PDK-ja është anije që i ka hy uji në shumë vrima!

Si ka mundësi që Limaj e Krasniqi thonë se janë ndarë me PDK-në kur përgatiten të bëjnë koalicion bashkë? Është mashtrim nga ana e Limajt dhe e Krasniqit, ata vetëm po punojnë në mënyrë të re për partinë e vjetër.

Prandaj duhet një organizim i madh i Lëvizjes VETVENDOSJE!” kundër të vjetrës, kundër asaj që ka ndërtuar ky sistem i kriminalitetit e korrupsionit.

Veç atëherë do të këtë ndryshim e jo mashtrim.