Bytyçi i partisë Fjala: Fjalimi i Limajt me të rinjtë i mbushur me gënjeshtra, mashtrime dhe shantazhe

Ndaj tubimit që Nisma ka mbajtur me të rinjë të cilëve i është drejtuar edhe kryetari i Nismës Fatmir Limaj ka reaguar kandidati për kryetar i partisë Fjala Bedri Bytyçi.

Ai ka numëruar disa nga arsyet pse nuk duhet ti besohet sipas tij Fatmir Limajt dhe Nismës.

Ja postimi i tij i plotë:

Fatmir Limaj në takim me të rinjtë e Malishevës paska thënë se Malisheva sot është mrekulli, se Malisheva është larg nga komunat tjera, se në Malishevë infrastruktura është e përfunduar, se kanalizimet janë kryer, se janë ndërtuar 15 shkolla, se duhet të jemi të bashkuar që ata ta vazhdojnë qeverisjen, se priten shumë punësime të të rinjëve etj etj, madje e kishin ndaluar edhe transmetimin live për të biseduar për toke, a thua pse?

  1. Nëse mrekulli na qenke kjo mënyrë e qeverisjes, kjo mënyrë e punësimit, kjo mënyrë e shantazhimit atëherë mos qofsha i prekur nga kjo mrekulli.
  2. Është e vërtetë se Malisheva është larg nga komunat tjera, sepse jemi ndër komunat më të varfëra, më me pak punësime, me shumë punësime partiake, sot kur komunat tjera flasin për digjitalizime ne duhet të flasim për kanalizime.
  3. Është e vërtetë se infrastruktura është e përfunduar por jo e gjitha në kohën e nismës, por që në kohën e tyre janë përfunduar lagjet e partiakëve të saj.
  4. Limaj tha se 15 shkolla, haxhi Ragipi në një debat ka thënë 13 shkolla, në një tjetër ka thënë 5 shkolla, pra nuk kanë një kordinim të duhur mes tyre dhe vet fjalëve të tyre.
  5. Kanalizimet janë përfunduar, gënjeshtër e kulluar, ndoshta e ka pas fjalën për lagjen e tij, por jo dhe lagjet dhe fshatrat tjerë.
  6. Nuk e di si të jemi të bashkuar kur këta na ndanë varësisht se kush sa ka punuar për ta.
  7. Tha se Malisheva sot është e zhvilluar dhe jo si më parë, mendon njeri se krejt ndërtimi dhe zhvillimi është bërë nga xhepi dhe puna e tyre. More të mjerë po sikur të mos ishit ju dhe hilet e juaja që si pasojë e ndalët hovin e zhvillimit të qytetit tonë, sot, ti/ju nuk do të kishit pasur nevojë që t’i thërrisni njerëzit ata kishin për të ardhur tek ju.
  8. Se sa të paftyrë jeni është edhe koha dhe mënyra e përurimeve të shkollave, pra kemi shkolla që dy muaj që ka përfunduar por ju e përuruat këto ditë, pra ju dini vetëm të mashtroni dhe se mashtrimet mbeten pika juaj e vetme e fortë!

Për fund e kishin ndërprerë transmetimin live, garant të gjithë të pranishmit ishin të punësuar në mënyrat që ata dinë t’i bëjnë andaj patën disa biseda vetëm ata pa publikun e gjerë. Frikacakë! Këto turmat që disa kanë arsye për të ardhur pas jush për një copëz rroge, disa për një vend pune, harrojnë se janë prehë e mashtrimeve të tyre, janë vetëm figura që vlejnë për një votë me 22 tetor dhe kurrë më! Ka ardhur koha që mos ta gënjejmë vetëveten duke shkuar pas turmës, se ndoshta edhe për mua ka diçka, ti vlen më shumë, mos e ulë vetën!