Burri i deputetes së PDK-së po e udhëheq operacionin për arrestimin e deputetëve të opozitës

bastisja

Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli janë në arrati, pasi që po kërkohen nga policia për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ndërkaq, deputetja Donika Kadaj Bujupi është në paraburgim 30 ditor.

Burime të “Zëri” brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se polici hetues që po udhëheq operacionin për arrestimin e deputetëve të opozitës është F.G i cili është burri i deputetes së PDK-së Selvije Halimi.

“Zëri” mëson se polici F.G është i përmendur edhe në padinë e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti kundër arrestimit të tij.

F.G gjithashtu ka qenë polic kryesor hetues në rastin e Dino Hasanajt, poashtu në rastin  Hamdi Sopa dhe në atë Natali Velijaj dhe në disa raste tjera të rënda.