Bunjaki e konfirmon largimin nga Përfaqësuesja e Kosovës

Albert Bunjaku ka folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Kroacisë.

 Kosova humbi me rezultat minimal 1-0 nga Kroacia në udhëtim, por zhvilloi ndoshta ndeshjen më të mirë në aspektin taktik dhe kolektiv.

Merita për paraqitjen e mirë të Kosovës padyshim që ka trajneri i Përfaqësueses, Albert Bunjaku, i cili në konferencën pas ndeshjes ka paralajmëruar një largim të tij së shpejt.

“Rruga ime me Kosovën ka filluar në vitin 2002. Plani im ka qenë me ia ofruar Kosovës më të mirë që ka”, ka thënë fillimisht Bunjaku në konferencën për shtyp.

“Po më dhemb zemra që nuk po e arrijmë atë fitore sa më parë, por Kosova ka me qenë gjithmonë prioritet i jetës time”.

“Po, Albert Bunjaki do të tërhiqet shumë shpejtë, por fillimisht dua t’ia dhuroj një fitore Kosovës”, përfundoi trajneri i Përfaqësueses.