Bulliqi konstaton se Kosova ka humbur territor

Komisioni për demarkacion sot para qeverisë është duke prezantuar të gjeturat e reja lidhur me vijën kufitare me Malin e Zi.

Kryetari i Komisionit, Shpejtim Bulliqi ka thënë se me përcaktimin e kufirit që është bërë, konstatohet se Kosova ka humbur territor.

”Ish-komisioni  e ka pranur si të mirëqentë vijën kufitare me të cilën Kosova humb territor. Nga të dhënat vihet në përfundim se kontrolli efektiv mbi ato zona ka qenë që nga vitet 1945-46, deri në ditët e sotshme’’, ka thënë Bulliqi, transmeton Periskopi.

Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se komisioni i tyre ka konstatuar në mënyrë unanime se vija kufitare në marrëveshjen për kufirin shtetëror në mes Kosovën dhe Malit të Zi në Vjenë 26 gusht 2015, nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish-krahinës socialiste të Kosovës.

“Nga të dhënat vihet në përfundim dhe konstatohet se nuk ju është kushtuar vëmendje hartave të mëhershme edhe pse të njëjtat e kanë pasur të kufizuar vijën administrative. Vija e caktuar kufitare me Malin e Zi më 26 gusht 2015 nuk është e saktë”, ka shtuar ai/Periskopi/