Bulliqi: Komisioni shtetëror për demarkacionin gaboi, hartat flasin ndryshe

largea_bulliqi1435265328

Profesori Shpejtim Bulliqi në Zona e Debatit të Baton Haxhiut ka deklaruar se ka një pjesë të mirë të dokumentacionit që kufijtë e Kosovës i përkufizon të atillë që demarkimi i kufirit me Malin e Zi ka bërë që Kosova të humbasë territore, njofton Klan Kosova.

“Qeveria jonë edhe komisioni shtetëror po thirret në bazë ligjore. Kushtetuta e vitit 1974 njeh territorin e Kosovës me komunat e deritanishme dhe Kosova njihet me kufijtë e saj të vitit 1945. Në 1946, Republika popullore e Malit të Zi, e përshkruan shumë mirë se prej cilave territore përbëhet ajo. Që nga ajo kronologji, nuk ka asnjë ndryshim të vijave kufitare. Kemi hartë të njëjtit vit të punuar nga instituti gjeografik ushtarak edhe prej ndonjë Energo Projekt, organizatë që ka krye ndonjë punë ujësjellësi etj”.

Ai ka theksuar se vijat e vendosura nga komisioni u janë mbivendosur atyre të hartave paraprake, për c’aryse ai ka kërkuar që të merren për bazë hartat bashkë me vijat kufitare të instituteve dhe agjencioneve të ndryshme që nga viti 1945.

“Harta topografike e ka kufirin e Kosovës shtetëror, jo të caktuar nga komisioni. Në harta topografike, të prodhuara nga Instituti Ushtarak, i kanë vendosur vijat ata në një hartë që nuk ka pas vijë thonë që është valide. E njëjta ndodh me atë të ish-Jugosllavisë, thonë nuk është valide. Ne u kemi ofru të gjitha faktet, tash nuk e di pse ata nuk shpjegojnë pse nuk po funksionoka kjo hartë”.