Bulliqi: Ekspertët ndërkombëtar ia huqën… edhe me metodologji

Shpejtim-Bulliqi foto

Shpejtim Bulliqi, profesor i gjeografisë, në Info Magazine, ka thënë se e ka pritur një konkludim të tillë çfarë sot e prezantoi Komisioni Ndërkombëtar për Demarkacion me Malin e Zi.

Sipas tij, formimi i komisionit është bërë në mënyrë të tillë që rezultati të mos jetë tjetër, ndërsa është shprehur i habitur me procedurat e ndjekura nga ai, njofton Klan Kosova.

“Nuk është pritur diçka ma tepër nga ana e këtij komisioni, pasi vetë formimi i tij është shkuar në atë formë që të vije ky rezultat”.

“Vendimi që thotë se është në rregull, të gjitha faktet që i kemi hulumtuar e thojnë të kundërtën, na është thënë edhe nga ky komisioni sepse nuk do të shkojmë në substancë vetëm do ta vlerësojmë procedurën, kështu që ka qenë e pritshme kjo”.

“Opinioni publik ta dëgjojë realitetin objektiv, qytetarët e Pejës, e Deçanit të Rugovës e dinë më së miri ku qëndron vija kufitare. Kadastri është hera e parë sui generis që merret për bazë katasdri për përcaktimin e Demarkacionit. 8300 hektarë i humb Republika e Kosovës me këtë demarkacion”.