Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Bukurit e “fshehura” të Kosovës – Malisheva Press

Bukurit e “fshehura” të Kosovës

ujevara_mirusheRepublika e Kosovës, edhe pse ka hapësirë të vogël gjeografike, ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit, shkruan Radio Europa e Lirë.

Kosova ka vende turistike malore, shëndetësore, objekte natyrore dhe objekte kulturore – historike, e që mund të shfrytëzohen nga vizitorët për ekskursione, sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim.

Mirëpo, sektori i turizmit ende mbetet i pashfrytëzuar dhe injorohet nga autoritetet kompetente, thonë ekspertë të kësaj fushe.

Zekë Çeku, udhëheqës i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se territori i Kosovës ka potencial dhe resurse te mjaftueshme turistike, si për sezonin veror, po ashtu edhe për atë dimëror. Ai, madje, shprehet se Kosovës i mungon vetëm bregdeti.

Ai tregon se përveç qytetarëve të Kosovës, 90 për qind e vizitorëve janë mërgimtarë që vijnë nga shtete të ndryshme të botës për pushime në vend, që vizitojnë kryesisht viset malore. Megjithatë, siç thotë Çeku, nuk mungojnë as vizitorë nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa.

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, tregojnë përpjekjet e vazhdueshme që sektori i turizmit të jetë edhe më atraktiv për vizitorët.

Hysen Sogojeva, shef i Departamentit të Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tregon se në Kosovë kanë qëndruar disa turistë nga Çekia dhe Sllovenia, të cilët kanë ndihmuar gjatë përgatitjes së planit të veprimit 2015-2020, plan ky që konsiderohet avancues për zhvillimin e turizmit në Kosovë.

Rajoni qendror turistik i Prishtinës, ai i Alpeve Shqiptare, rajoni turistik i Sharrit, i Mitrovicës dhe ai i Anamoravës, konsiderohen si rajonet kryesore turistike në Kosovë.

Përveç pesë rajoneve për turizmin malor, Kosova është e pasur dhe e njohur edhe me atraksione të tjera turistike, siç janë: Gryka e Rugovës, Burimi i Drinit të Bardhë, Ujëvarat e Mirushës, një numër i konsiderueshëm shpellash, duke veçuar Shpellën e Gadimes, dhe bifurkacioni i Lumit të Nerodimes.