Bubavec: Kompanitë e betonit shkatërrojnë mjedisin (video)

bubavec_betoni

Kompanitë të cilat merren me prodhimin e betonit në Malishevë, janë duke shkaktuar mjaft telashe qytetarëve të fshatit Bubavec.

Sipas qytetarëve të fshatit të cilët kanë kontaktuar MalishevaPress-in “këto kompani po bëjnë pastrimin e çisternave të tyre në hapësira publike, përkatësisht në pyje të fshatit, me këtë rast janë duke shkatërruar ambientin për rreth, si dhe duke rrezikuar shëndetin e banorëve të fshatit.”

Kjo dukuri është hasur edhe në fshatra tjerë, ndërsa Komuna e Malishevës, përkatësisht Inspektorati si duket po flenë në gjumë.

Më poshtë shikoni videon e shkatërrimit të mjedisit në fshatin Bubavec. /MalishevaPress