BQE ndryshon bankënotën euro më të falsifikuar

50euro

Banka Qendrore Evropiane e ka prezantuar bankënotën prej 50 eurosh e cila do të duhej të zëvendësonte bankënotën më të falsifikuar, transmeton Koha.net.

Bankënota e re do të lëshohet në qarkullim në prillin e vitit 2017.
Secila bankënotë e ka “jetëgjatësinë” deri në katër vjet e gjysmë, ndërsa ajo kushton nga 6-10 centë për t’u shtypur.

Shfrytëzimi i bankënotave 50 euro është dyfishuar gjatë 15 vjetëve të fundit, me më shumëse 8.5 milionë bankënota në qarkullim.
Është njoftuar se bankënota e re do të vështirësojë falsifikimin.
Sivjet më herët është njoftuar se nga emetimi do të tërhiqet bankënota 500 euro pasi që ajo shumë shpesh përdoret për shpëlarje parash.