Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Bota e pushtetit dhe bota e qytetarëve   – Malisheva Press

Bota e pushtetit dhe bota e qytetarëve  

 

hidajet_ahmetiShkruar nga Hidajet Ahmeti

Hendeku në mes pushtetit dhe qytetarëve është prezent në një masë të theksuar. Ky hendek është krijuar me vet fajin e qytetarëve, dhe dita ditës hendeku në mes këtyre dy komuniteteve veq sa shkon e rritet.

Mendoj se ekzistojne dy bote, bota e pushtit që është një komunitet i vogel, dhe bota e qytetarëve që përbënë komunitetin shumicë. Botës se pushtetit i takojnë njerëz pa vlera, pa dinjitet njerëzorë, pa ndergjegjje, te cilët bëjnë një jetë luksoze dhe jashtë realitetit shoqëror, social e ekonomik që interesat përsonale I konsiderojnë mbi interesat shtetrore e kombëtare. Kurse botës së dytë i takojnë njerëz me vlera te larta , të pergjegjshem dhe te ndergjegjshem, njerëz të cilët luftojnë për mbijetesë dhe ekzistencë, njerëz të cilët çdo ditë i japin përmbajtje shtetit, njerëz të cilat karshi diskriminimit çnjerëzorë prapë vazhdojnë ta duan shtetin.

Arroganca, injoranca, manipulimi, shantazhimi, shtypja, kapja, kercnimi, presioni, uzurpimi, zhvatja, nepotizmi, klientelzimi, krimi, kontrabanda si koncepte i takojnë njerëzve të komunitetit pakicë, dhe si pasoje e kwsaj, rrjedhimisht te komuniteti shumicë i hasim keto koncepte: pasiviteti, neglizhenca, heshtja, shpresa në dis’harmoni me veprimin, pamundesia, me një fjalë mosaktivizimi apo pasiviteti karshi këtij hendeku të krijuar qe nga paslufta, krejt si pasojë e gjendjws së krijuar nga pushtetet e pasluftës. Nuk ka fjalë që kjo gjendje e mjerueshme socio-ekonomike i shkon përshtati pushteit, pasi që pushteti e ka shumë lehtë të manipulojë më qytetarë përmes mekanizmave që i posedon falë pushtetit.

Gjendja natyrore e krjuar nga komuniteti pakicë i konvenon këtij të fundit , dhe është në dobi të tyre. Në gjendjën e krijuar i forti në këtë rast komuniteti pakicë ka në duar pushtetin për të dhunar me të drejtat dhe jetën e qytetarëve, dhe për të shkatrruar të ardhmen gjeneratave pasuese. Kjo gjendje anarkike e krijuar nga komuniteti pakicë është jashtë çdo rregulli demokratik e njerëzorë.

Komuniteti pakicë është në gjendje të dhunon vullnetin e komunitetit shumicë vetëm e vetëm të qendrojë në pushtet, pushtet i cili i siguron lirinë, të cilët këtë të fundit e kanë dhunuar që nga paslufta.

Komuniteti shumicë i ngulfatur në këtë gjendja, dita ditës po humb durimin i cili është akomoluar për vite të tëra. Prandaj vetëdijsimi i komunitetit shumicë po ecën, edhe pse me hapa shumë të ngadalshëm, dita ditës po arrijnë të çlirohen nga kwta zingjirw shtrengues, i cili ju është vendosur më qëllimin që komuniteti pakicë të jetojë në një realitete jashtë dhe pavarsisht komunitetit shumicë.

Është shumë e logjikshme dhe racionale qe vetwdijsimi nuk ndodhë vetvetiu dhe brenda një nate, këtij vetedijsimi duhet t’i prijnë të gjithë e në veqanti makanizmat e shoqerisë civile. Para pak muajsh pata rastin të takojë një Profesor universitar nga Sllovenia dhe tekstalisht më tha kwshtu: ”Neve si shtet para se te antarsohemi në BE na është dashur më shumë të investojmë në vetedijsim të qytetareve se sa ne idenë e shtetndertimit”. Prandaj me rritjen e shkallës së vetëdijsimit rrjedhimisht ndeshkimi ndodhë në baza racionale e konceptuale. Nëse bahemi realist e gjykojmë në baza objektive, degradimi nga kasta udheheqse e pasluftës ka ndodhur në çdo pore të shoqerisë, duke filluar nga arsimi, shëndetsia, institucionet e drejtesisë, ekonomia e shume institucione të pavarura, prandaj është e domosdoshmeri e kohës që këta mekanizma vetëdijsues t’i prijnë këtij “revolucioni” demokratik në menyrë që të shpëtohet Republika nga keta uzurpatorë dhe njëherë e përgjithmonë t’i kthehemi normalitetit.

Shkencërisht është vertetuar se në shoqëritë postkonfliktuale manipulimi me masën është shumë i lehtë dhe i kollajshëm, prandaj pushteti çdoherë ka ditur të përdorë mekanizma për të manipular me njerëzit e varfër të cilët kanë bërë luftë për mbijetesë. Pushteti është në gjendjë të sajojë probleme të paqena vetëm e vetëm që të shpërqendrohet opinion publik karshi problemeve reale që ballafaqohen. Gjendja anarkike e krijuar po krijonë mjegullinë për komunitetin pakicë, i cili ka ditur të shfrytzojë racionalisht duke krijuar një murë të pakalueshëm nga qytetarët, dhe me këto veprime pushteti çdoherë ka rritur kontrollin ndaj komunitetit shumicë dhe ka krijuar rahatinë për pushtetin e tyre.

Çrrenjosja e këtij hendeku të krijuar që nga paslufta në mes dy komuniteteve do të ndodhë atëherë kur komuniteti shtrengues do të zgjohet nga gjumi dogmatik dhe të ndodhë një “revolucion” në të menduarit, i cili do të jetë emancipues për komunitetin shumicë. Në momentin kur të ndodhë kjo kthesë shumë e rëndësishmë për komunitetin shumicë, komuniteti pakicë do ta humb lirinë të cilën e ka siguarar përmes pushtetit, dhe kjo liri do t’ju dhurohet komunitetit shumicë që edhe është dashur t’i takojë që atëherë.

Çlirimi nga këta zaptues, dhunues, manipulues, kërcnues, shantazhues do të jetë vetëm në shërbim të komunitetin shumicë, por edhe gjeneratave pasuese. Kurse humbja e lirisë për komunitetin pakicë do t’ju shërbejë si mësim gjeneratave të ardhshme që kjo histori të mos përseritet.