Berisha zotohet me plane konkrete përballë grave të Malishevës (Foto)

Dje kandidati për kryetar të Malishevës nga Lëvizja Vetëvendosje Adem Berisha, së bashku me deputeten e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiun, sekretaren e gruas aktiviste Nazlie Balaj dhe kandidaten për Kuvendin Komunal të Malishevës, Shukrie Elezi takuan gratë e komunës së Malishevës. 

Në këtë tubim me pjesëmarrje masive të grave siq shihet nga fotot, u shpalosen disa nga pikat e planit zhvillimor për Malishevën që ishin të lidhura direkt me gratë si: Hapja e tri çerdheve publike, shujta për fëmijët, punësim me meritokraci, mbështetje për projektet e grave etj.

Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt socialdemokrat do t’i kushtojë rëndësi barazisë gjinore, përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe mbështetjes për familjet e varfëra, shtoj Berisha.

Kjo bëhet e ditur prej faqes zyrtare të Adem Berishes në facebook, ku mes tjerash thuhet:

Bashkë me deputeten Albulena Haxhiu, me sekretaren e gruas aktiviste Nazlie Balaj dhe me kandidaten për Kuvendin Komunal të Malishevës, Shukrie Elezi takuam gratë e komunës së Malishevës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! si subjekt socialdemokrat do t’i kushtojë rëndësi barazisë gjinore, përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe mbështetjes për familjet e varfëra. Në listën tonë për Kuvendin Komunal janë përfshirë shumë gra e vajza që me punën e tyre, janë krenaria jo vetëm e familjes apo rretheve të tyre, por edhe e Lëvizjes tonë.

Tri çerdhe publike, shujta për fëmijët, punësim me meritokraci, mbështetje për projektet e grave janë vetëm disa nga zotimet tona në qeverisjen e re.

Gratë aktiviste të VETEEVENDOSJES! Kanë dhënë shembull në organizim e ballafaqim për interesin e qytetarëve kudo ku kanë përfaqësuar.

Fotografia e Adem Berisha
Fotografia e Adem Berisha
Fotografia e Adem Berisha
Fotografia e Adem Berisha