Berisha viziton QKMF-në zotohet për shëndetësi të dinjitetshme dhe profesionale

Kandidati i Vetëvendosjes për Kryetar Komune Adem Berisha në kuadër të vizitave në institucionet publike ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Malishevës ku është pritur nga Drejtori Nuhi Morina.

Berisha ka thënë se QKMF-ja dhe shëndetësia do të jetë njëra nga prioritet kryesore të qeverisjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me bartësin e listës Alban Krasniqin vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë. Patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me drejtorin e QKMF–së Dr. Nuhi Morina, të cilit ja prezantuam programin e Lëvizjes për shëndetësi.

Nga drejtori Morina morëm informacione të detajuar për mbarëvajtjen e punëve në QKMF. E informova Dr. Morinën se prioritet në qeverisjen e Komunës nga Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë shëndetësia.

Masat që kemi planifikuar për ndryshimet në shëndetësi janë: Renovim dhe zgjerimi i QKMF-së, renovim të Qendrave tjera në fshatra, rritje stafi, pajisje adekuate moderne për shërbime cilësore, fondi i përhershëm për furnizim me materiale shpenzuese dhe barna esenciale ne raste nevoje si dhe qendër të emergjencave për Komunën e Malishevës.

Falënderojmë përzemërsisht drejtorin Morina për pritjen dhe bashkëbisedimin e sinqertë, për sfidat që ka shëndetësia e Malishevës.