Berisha viziton muzeun e qytetit: zotohet për hapjen e muzeut të UÇK-së

Kandidati ii Vetëvebdosjes Adem Berisha i shoqëruar nga kandidatët për kuvend komunal ka vizituar Muzeun e Qytetit. Ai ka pemtuar hapjen e Muzeut të UÇK-së dhe atij Etnokulturor në Malishevë, brenda mandatit të tij qeverisës.

‘’Në vizitën që i bëmë ekspozitës me fotot e dëshmorëve u emocionova tej mase, pasi shumicën nga ata i kam pasur bashkëluftëtarë dhe kam ndarë momente të vështira gjatë luftës. Sot më shumë se kurrë ndihem krenar për atë pjesë të jetës kur me ideale të larta u angazhuam për liri.’’

Njoftimi i plotë:

Sot, bashkë më kandidatët për Kuvendin Komunal të Malishevës Edonë Hoxha dhe Bajram Thaçin, si dhe me sekretarin e zyrës së LëvizjesVETEVENDOSJE! në Malishevë Veton Zogajn, vizituam Muzeun e Qytetit. 
Zyrtarët e Muzeut i informuam me një nga 30 zotimet tona që është hapja e Muzeut të UÇK-së dhe atij Etnokulturor në Malishevë, brenda mandatit të ardhshëm.
Në vizitën që i bëmë ekspozitës me fotot e dëshmorëve u emocionova tej mase, pasi shumicën nga ata i kam pasur bashkëluftëtarë dhe kam ndarë momente të vështira gjatë luftës. Sot më shumë se kurrë ndihem krenar për atë pjesë të jetës kur me ideale të larta u angazhuam për liri. 
Liria që sot gëzojmë është puna e Dëshmorëve të Kombit dhe sakrifica e tyre. Ne përveç kujtimit dhe krenarisë, na mbetet detyrë vazhdimi i rrugës së tyre për të ndërtuar institucione të forta, që e njohin historinë e vendit tonë dhe të angazhohemi për më shumë drejtësi, barazi dhe solidaritet.