Berisha: “Shpresëdhënëse pjesëmarrja masive dhe interesimi i qytetarëve” (Foto)

Kandidati për kryetar të Malishevës nga Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Berisha, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 22 tetorit mbrëmë takoi banorët e fshatit Llapçevë. Në postimin e bërë në facebook Berisha shkruan:

“Bashkë më bartësin e listës Alban Krasniqin, kandidatin e këtij fshati për Kuvend Komunal Mentor Halilajn dhe kandidaten Edona Paçarizi, prezantuam programin qeverisës për Komunën e Malishevës”, tha Adem Berisha kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës.

“Ishte shumë shpresëdhënëse pjesëmarrja masive dhe interesimi i qytetarëve të Llapçevës”, shkruan Berisha.

Berisha në fshatin Llapçevë u zotua për punë me përgjegjësi të lartë në qeverisje dhe për transparencë në shpenzimet e Komunës.

“U zotuam për punë me përgjegjësi të lartë në qeverisje dhe për transparencë në shpenzimet e Komunës, duke u zotu për investime me projekt, sipas interesave të qytetarëve të Malishevës dhe me drejtësi e barazi në kujdesin për çdo qytetarë të Komunës tonë” përfundon ai.