Kandidati Adem Berisha shpalos programin e tij qeverisës në Lagjen e Gurit

Kandidati për kryetar komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE!,  Adem Berisha i shoqëruar nga kandidatët për asamable komunale Lulzim Mazreku dhe Hidajete Mazreku mbajtën takim me banorët e Lagjës së Gurit thuhet në postimin e bërë në profilin zyrtar të kandidatit për kryetar komune

Ja postimi i plotë:

Sonte bashkëbiseduam më banorët e lagjes së Gurit në Malishevë. Bashkë me kandidatët për Kuvendin Komunal Lulzim Mazreku dhe Hidajete Mazrekun shpalosëm programin qeverisës për Komunën e Malishevës.
Qyteti i Malishevës në qeverisjen e Lëvizjes do të jetë një qytete ku investimet bëhen me plan, në bashkëpunim me qytetarët dhe natyrisht me transparencë për paranë publike.

Zotimet tona bashkë me angazhimin tonë do ti japin zgjidhje edhe problemeve të kësaj lagje dhe problemeve në gjithë Komunën e Malishevës.

Falënderojmë qytetarët që po bashkohen në tubimet tona dhe për mbështetjen që po japin për Lëvizjen VETEVENDOSEJ! Dhe programin tonë për Malishevën!