Berisha premton mbështetje dhe përmirësim të kushteve në qendrën e Handikos-it (Foto)

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, i kryesuar nga kandidati për kryetar të Malishevës Adem Berisha, bashkë me kandidatët për Kuvendin Komunal Jetmira Vrenezi, Agnesa Kastrati, Behije Sertolli dhe Muhamet Bytyqi kanë vizituar Qendrën e “Hendikosit”  në Malishevë. Në këtë takim ai ka biseduar lidhur me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo qendër.

Po ashtu, Berisha i ka premtuar përkrahje drejtoreshës së Handikos-it, znj. Feride Hoxha, si dhe standardizimin e infrastrukturës dhe mbështetje financiare.

Më poshtë gjeni statusin e plotë dhe fotot e publikuara nga takimi i përfaqsuesëve të VV-së:

Takim me Drejtoreshën e Qendrës HANDIKOS

Sot, bashkë me kandidatët për Kuvendin Komunal Jetmira VreneziAgnesa KastratiBehije Sertolli dhe Muhamet H Bytyqi patëm kënaqësinë të takojmë drejtoreshën e HANDIKOS-it në Malishevë. Në bashkëbisedim me zonjën Feride Hoxha, paraqitem zotimet e Lëvizjes VETEVENDOSJE! në Malishevë për personat me nevoja të veçanta.

Komuna do të kujdeset në tre drejtime: Zbatimin e ligjit për personat me nevoja te veçanta, duke përfshirë standardizimin e infrastrukturës, mbështetjen financiare për Qendrën HANDIKOS dhe punësimin e personave me nevoja të veçanta dhe familjarëve të tyre.

Përfshirja në jetën shoqërore publike të kësaj pjesë të shoqërisë është prioritet i programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Malishevës.

Me mendje, me zemër për Malishevën!