Berisha: Për Kijevën e dinjitetshme me çerdhe, e-kiosk dhe shërbime tjera publike

Adem Berisha i Vetëvendosjes i shoqëruar nga kandidatët Femi Gashi, Muhamet Bytyçi dhe Agnesa Kastrati gjatë ditës së djeshme ka mbajtur tubim me banorët e Kijevës.

Berisha ka thënë se Kijeva e lënë pasdore, do të ketë trajtim të dinjitetshëm nga qeverisja e tij duke ndërtuar çerdhen  për fëmijë, e-kioskun për pajisjen me 5 lloje të dokumentave të gjendjes civile, ujësjellës, kanalizime dhe shumë projekteve tjera.