Berisha: Pagarusha sikurse e gjithë komuna e Malishevës ka nevojë për ndryshim (Foto)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të komunës së Malishevës, Adem Berisha, i shoqëruar nga kandidatët tjerë për asamble komunale dhe nga aktivistë të Lëvizjes, mbrëmë ka vizituar fshatin Pagarushë, ku para banorëve të lagjes së Krasniqve, ka shpalosur programin qeverisës të Vetëvendosjes. Berisha, përveç tjerash ka thënë se: “Pagarusha sikurse e gjithë komuna e Malishevës ka nevojë për ndryshim dhe se ky ndryshim është i mundur vetëm përmes programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të qytetarëve të Malishevës”.

Më Poshtë gjeni postimin e plotë të z. Berisha: