Berisha i VV-së, do ti mbështesim fuqishëm bizneset e vogla dhe të mesme në Malishevë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Malishevës, nëpërmjet një postimi në faqën e tij në facebook, ka njoftuar se ka vizituar bizneset e vogla dhe të mesme në Malishevë dhe është zotuar në mbështetje të fuqishme për bizneset e vogla dhe të mesme në Malishevë.

Berisha ka thënë se “në programin qeverisës 4 vjeçar do të kujdesemi për krijimin e kushteve për punë dhe për zhvillimin e veprimtarisë së bizneseve të vogla dhe të mesme pa pengesa nga komuna.
Qeverisja në ikje nuk kishte asnjëherë politika të drejta për biznesin e vogël dhe të mesëm.
Vendimi i parë i imi si kryetar do të jetë shfuqizimi i vendimit për ndalim parkingun në rrugën “Rilindja Kombëtare”. Me planin e ri për lëvizshmëri në qendër do të krijohen kushte më të favorshme për bizneset lokale.

Më poshtë postimi i plotë i z. Berisha: