Berisha fshat i harruar nga Komuna e Malishevës (Video)

Fshati, Berishë së bashku me Fshatin e ri janë dy vendbanimet më të thella në komunën e Malishevës. Përveç lartësisë mbidetare dhe terrenit të vështirë malor banorët e këtyre dy fshatrave e kanë sfidë të vështirë përballjen me kushtet e vështira atmosferike, sidomos gjatë stinës së dimrit. Bora dhe acari i ditëve të fundit ka bërë që i gjithë fshati Berishë të jetë i ngujuar për shkak të trashësisë së madhe të borës dhe mos përkujdesjes institucionale nga ana e komunës së Malishevës, për ta pastruar sa herë të jetë e nevojshme këtë rrugë dhe për t’ju ardhë në ndihmë banorëve të këtij fshati.

Në videon e siguruar nga Malishevapress/ vërehet gjendja aktual në këtë fshat, ku mbizotëron heshtja e plotë dhe nuk ka asnjë lëvizje të makinave dhe banorëve të fshatit. Në anën tjetër zyrtarët komunal dhe kompania gjegjëse për pastrimin e rrugëve krekoset duke njoftuar çdo ditë se gjitha rrugët e fshatrave janë të pastruara.

Pasojat e mungesës së mbështetjes institucionale kanë bërë që gjatë viteve këto dy vendbanime të braktisën nga banorët e fshatit, duke e pas kështu të pamundur mbijetesën në kushte të vështira pa ndihmën dhe përkrahjen institucionale.