Berisha: Drenoci do të trajtohet me dinjitet e respekt, e jo si hambar votash

Kandidati i Vetëvendosjes Adem Berisha i shoqëruar nga bartësi i listës Alban Krasniqi si dhe nga kandidatët për kuvend Astrit Morina dhe Isuf Buzhala ka mbajtur tubim në fshatin Drenoc.

Berisha ka thënë se në qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Drenoci do të trajtohet me respekt e dinjitet, e jo si hambar votash siç është trajtuar nga qeverisjet e kaluara!