Berisha: Bellanicën do ta bëjmë qytezë dhe me qerdhe të fëmijëve

Kandidati i Vetëvendosjes Adem Berisha i shoqëruar me bartësin e listës Alban Krasniqi dhe kandidaten Behije Sertolli kanë mbajtur tubim me banorët e Bellanicës.

Berisha i ka falënderuar ata për aktivizmin qytetar derisa është zotuar që Bellanica do të marrë formën e qytezës duke hapur çerdhe për fëmijë, funksionalizimin e plotë të Qendres mjekësore dhe projekte të tjera infrastrukturore dhe socio-ekonomike.