Beqiri i pakënaqur me kryesinë e LDK-së që nuk e mbështetën kandidaturën e tij për Prishtinën

Ish-kryetari i komunës së Prishtinës dhe njëri nga kandidatët e LDK-së, për Prishtinën, ka thënë se për kundër vullnetit dhe gatishmërisë që kishte për të garuar, një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkaka se kryesia, siç thotë ai, me anë të një votimit të fshehtë ka vendosur për Arban Abrashin.

Beqiri me anë të një postimi në facebook ka falënderuar degët që e kanë propozuar duke thënë se do të vazhdojë të punojë për të mirën e LDK-së.

Ai ka uruar që LDK ta fitojë Prishtinën dhe komunat tjera, por nuk ka përmendur kandidatin Arban Abrashi.

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Të respektuara struktura të Degëve dhe Nëndegëve të LDK-së në Prishtinë

Dëshiroj qe publikishit të ju falenderoj për mbështetjen që më keni dhënë të jem Kandidat i mundshëm për Kryetar të Prishtinës,të jem zëri juaj përfaqësues nga rradhët e LDK-së.

Veçmas falenderoj Degën e |-rë,Nëndegët,Forumin e Gruas,Forumin Rinor dhe anëtarsinë e Degës time,që kanë bërë propozimin për Kandidat.

Po ashtu falenderoj edhe strukturat e 4 Degëve dhe Nëndegëve tjera të Prishtinës.

Përkundër faktit që kisha vullnetin, gadishëmrinë dhe përkrahjen e shumicës së strukturave të LDK-së në Prishtinë, më vjen keq që pas një votimi të fshehtë, (hera e parë në Kryesinë e LDK-së) nuk e kam mundesin të garoj, të fitojm dhe të isha në shërbim të Prishtinës dhe qytetarëve të saj, ashtu siç kam bërë vite më parë si Kryetar i Prishtinës.

Unë vazhdoj të jem një anëtarë i përkushtuar dhe i devotshëm i LDK-së së Ibrahim Rugoves,i Degës së I-rë Kodra e Trimave(e di qe jeni lënduar,zhgenyer e shqetësuar,por edhe këtë situatë duhet ta tejkalojm bashkë,për hirë të LDK-së).

Do të punoj ashtu siç kam punuar për 27 vite për të mirën e LDK-së,për suksesin e LDK-së,përkundër sfidave që i kam pasur dhe mund ti kem.

Do të punojm si gjithmonë dhe dashtë zoti të kemi rezultate pozitive edhe në këto zgjedhje të 22 Tetorit,ta fitojm Prishtinën tonë dhe shumë Komuna të tjera.