Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Bellanicasit kërkojnë nga komuna komision për pronat e tyre të marra nga privatizimi – Malisheva Press

Bellanicasit kërkojnë nga komuna komision për pronat e tyre të marra nga privatizimi

komuna-malisheveBanorët e fshatit Bellanicë pronat e të cilëve ishin marrë nga procesi i privatizimit i janë adresuar me një kërkesë Kuvendit të Komunës ku kërkojnë që Kuvendi të formojë një Komision i cili do të merret me problemin e pronave të cilat Bellanicasit pretendojnë se u takojnë atyre por që AKM e asaj kohe i kishte shitur si pjesë të pronave shoqërore.

Banorët e fshatit Bellanicë ka vite që kërkojnë me ngulm që pronat e tyre t’iu kthehen pasi që ata posedojnë dokumente përmes së cilave verifikohet pronësia e tyre mbi ato prona. Këto prona u janë marrë nga regjimi jugosllav në vitet 1950 dhe 1960. Pastaj, pronat janë inkorporuar në kuadër të ndërmarrjes “Mirusha”, e cila përfundimisht është privatizuar nga AKP (ish-AKM) më 2007.

Gjatë ndërtimit të autostradës në vitin 2012 e cila kalonte nëpër pronat në fjalë, bellanicasit kishin protestuar disa herë derisa kishte ndërhyrë dhunshëm njësia e special duke arrestuar disa prej tyre

Procesi i privatizimit të këtyre pronave dhe shpronësimi i tyre nga qeveria ka ngritur dyshime tek banorët e Bellanicës por edhe te opinioni i gjerë publik se procesi i privatizimit të ndërmarrjes Mirusha pjesë e së cilës ishin këto prona bashkë me shumë prona të tjera ka qenë i manipuluar nga zyrtarë lokalë dhe ata në nivel qendror pasi pronat e blera janë shitur dhe stërshitur në mes zyrtarëve komunal të Malishevës dhe anëtarëve të tjerë të PDK-së e cila ka qeverisur në atë kohë.

Kjo është bërë me qëllim përfitimi pasi pronat janë blerë shumë lirë me vetëm 11 euro ari derisa gjatë procesit të shpronësimit blerësit janë kompensuar me 1000 e më shumë euro për ari duke u bërë milionerë brenda ditës.

Në mesin e të përfshirëve në procesin e privatizimit dhe shpronësimeve janë përmendur

Ish kryetari i Komunës Isni Kilaj, aktualisht Zv.ministër i Financave,

Ahmet Rrahmanaj, asamblist i PDK-së,

Nuhi Shala ish Drejtor i Kadastrit, aktualisht Kryeshef Ekzekutiv i ndërmarrjes Ekoregjioni

Malë Krasniqi –Zyrtar i lartë në Kadastër

Elmi Paçarizi Ish shef i Prokurimit, aktualisht zyrtar komunal

dhe shumë zyrtarë të tjerë komunal dhe anëtarë të PDK-së përfshirë edhe disa të Nismës.

Për më shumë artikulli i publikuar vite më parë në Gazetën JNK:

http://www.gazetajnk.com/?cid=1,987,1734